“Gjigandi” Bao Xishun, shpëton dy delfinë

Njeriu më i gjatë në botë Bao Xishun i shpëtoi jetën dy delfinëve që kishin gëlltitur disa objekte plastike në një park ujor në Fushun, në veri-lindje të Kinës.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për të shpëtuar jetën e tyre, u thirr për ndihmë gjigandi mongol.
Xishun ka përdorur krahët e tij të stërgjatë për të nxjerë të gjitha materialet plastike nga stomaku i delfinëve e duke u shpëtuar kështu jetën.

Me një gjatësi prej 2.36 metrash, Bao Xishun mban rekordin Guinnes si personi më i gjatë në botë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment