Audi shfaq R8 GT Spyder

Audi ka zbuluar R8 GT Spyder që është edhe më e lehtë se forma Coupe që prezantoi një vit më parë.

R8 GT Spyder përshpejton nga 0-100 km/h në 3.8 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 317 km/h. Motori i makinës 5.2 litërsh V10 prodhon afërsisht 552 kuaj-fuqi. Vetëm 333 copë do të prodhohen, i njëjti numër prodhimi për variantin R8 GT Coupe(vitin e kaluar), të cilat ishin shumë të suksesshme në treg.

Audi R8 GT do të këtë një çmim fillestar prej 207,800 euro në Gjermani. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment