Gigs, 280 mijë € për t’i mbyllur gojën të vëllait

Kërkon të përdorë paratë për t’u dhënë një herë e mirë fund problemeve në familje me të vëllanë.
“The Sun” ka arritur të zbulojë një ditë më parë se Rajën Gigs është gati t’i paguaj 280 mijë euro kesh në dorë vëllait të tij Rodrit që ky të hedhë një herë e mirë pas krahëve tradhtinë e bashkëshortes së tij. Për herë të fundit që Rodri është parë në publik, ka qenë 2 ditë më parë. Ai u pyet nga gazetarët që nuk e lënë të qetë prej ditësh në rast se kishte folur me Rajënin pas tradhtisë dhe ai nuk ngurroi të përgjigjej: “Po kam folur”. Miku i Rodrit tha se ai ishte ndierë i fyer nga ky gjest i fundit i Rajënit.







(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment