Edi Rama, ftesë Nanos për 20-vjetorin e PS-së

Ditën e nesërme Partia Socialiste feston 20-vjetorin e saj dhe për këtë ka organizuar një ceremony, në të cilën janë ftuar rreth 700 persona.

Mes të ftuarve është edhe ish-themeluesi dhe kreu i saj, Fatos Nano. Siç bën me dije Panorama, ftesa për Nanon, ashtu si për të gjithë të ftuarit e tjerë, ka firmën e Edi Ramës.

Fatos Nano, që prej largimit nga drejtimi i PS-së në vitin 2005, ka pasur një qendrim armiqësor me ish-partinë e tij, por sidomos me kreun e saj, Edi Rama. Aq sa Nano arriti të bënte thirrje që të votohej kundra Ramës dhe ish-partisë së tij, duke u shfaqur sa në krahun e Sali Berishës dhe sa në atë të Ilir Metës.

Pavarësisht këtyre, duket se ftesa për Nanon, nuk mund të mungonte, duke qenë se ai është kryetari i parë i saj dhe themeluesi.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment