Kalim ilegal drejt Greqisë, pranga mashtruesit

Vihet në pranga dy vjet pasi kishte mashtruar një person për kalim ilegal drejt Greqisë. Hristo Zoto 34 vjec nga Piskova e Përmetit, është arrestuar në orët e mbrëmjes së të premtes nga ana e specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, Zoto, rezulton të jetë dënuar me vendim të formës së prerë me gjashtë muaj burg në mungesë për veprën penale të mashtrimit.

34 vjecari, rezultonte person i shpallur në kërkim, pasi shkalla e parë e gjyqësorit në dhjetor të vitit të kaluar, e ka dënuar atë me gjashtë muaj burg për veprën penale të mashtrimit. Në vitin 2009, Zoto, ka mashtruar një bashkëfshatarin e tij duke i marrë 800 euro me pretendimin se do ta ndihmonte për të kaluar ilegalisht kufirin helen.

Policia ka rënë në gjurmët e Zotos i cili fshihej në fshatin e tij të lindjes në Piskovë dhe pas disa verifikimeve në terren, arriti t’a prangoste atë. Materialet shtesë për këtë shtetas i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment