Faqja e Lulzsec rrëzohet përkohësisht

Lulzsecurity.com, faqja e grupit të njohur të hakerave, nuk ka qënë e disponueshme për të paktën një orë në ditën e sotme, pas disa sulmeve DoS (Mohimi i shërbimit) nga hakera të panjohur (edhe pse një haker i quajtur On3iroi dyshohet të jetë një prej tyre).

Faqja e internetit të Lulzsecurity është e mbrojtur nga shërbimi i njohur Cloudflare, por edhe kjo nuk mund të parandalonte që faqja e internetit të Lulzsec të bëhej e padisponueshme.



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment