Shkatërrohet banda shqiptaro-greke e drogës

Në gjurmët e një rrjeti trafikantësh lëndësh narkotike të përbërë nga shqiptarë dhe grekë, ranë autoritetet policore greke në Nea Ionia të Magnisias.

Bëhet fjalë për katër shtetas shqiptarë në mes tyre edhe një femër, si dhe tre grekë që u kapën në flagrancë teksa tentuan tu shisnin drogë policëve!

Këta të fundit kishin lënë takim me trafikantët dhe u prezantuan si blerës. Të arrestuarit tentuan të shesin 14 kg hashash dhe 1.011,8 gram heroinëkundrejt shumës 36.000 euro.

Të arrestuarit do të shoqërohen në prokurori ndërkohë që lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment