A thua mund të jetë kjo Rina e Besnikut të “NRG Band”?

Besnik Qaka, solisti i grupit Nrg Band, duket se i ka shijuar më shumë se askush tjetër paskuintat e festivalit “Top Fest 8”. Me një këngë shumë ritmike të titulluar ‘Rina, Rina”, ky grup muzikor i njohur në Kosovë dhe tashmë shumë në Shqipëri, arriti të bënte shumë fansa për vete. Por shumë mund të pyesnin se kujt i kushtohej kjo këngë, kush mund të ishte Rina balerina që Besniku në vargjet e refrenit I drejtohej me fjalët “I imja je”. Paparaci ynë ka arritur ta fotografojë këngëtarën me një vajzë simpatike bionde, me të cilën qëndronte shumë afër dhe shkëmbente puthje e përqafime vazhdimisht. Mbetet thjesht për t’u vërtetuar, nëse kjo vajzë bionde është Rina e famshme e këngës së Nrg Band.




(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment