Kaltrina vjen edhe më “Hot”

Edhe Kaltrina Selimi është duke u përgatitur të sjellë një hit veror. Ajo këto ditë ka qenë e angazhuar rreth këngës së saj më të re “Hot”, për të cilën po realizon edhe videoklip.


Këngëtarja kosovare së fundi kishte marrë rrugën për në bregdetin e Vlorës për ta realizuar klipin e kësaj kënge , shkruan “Kosova Sot”.

Kënga është e punuar nga Don Arbas, ndërsa teksti DJ Beka. Vdieoklipi është realizuar nga “Max Production”.

Është bërë e ditur se videoklipi do të del në treg pas dy javësh dhe pritet të jetë një hit veror.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment