“The Economist” për Ballkanin, anëtarësimi në BE në pikëpyetje

Revista prestigjioze britanike, “The Economist” shkruan se vendet e rajonit të Ballkanit po ngecin në rrugën e tyre drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

"Në Ballkanin Perëndimor kemi një zhvillim. Kroacia po ecën përpara, pasi ka fituar formalisht një aprovim për tu bërë anëtar i 28-të i Bashkimit Europian, ndoshta në mes të vitit 2013. Por është një histori krejt ndryshe më në jug", shkruan revista.

“The Economist” thekson se Shqipëria është zhytur në një krizë që nuk i dihet fundi, kurse në Maqedoni procesin e integrimeve euroatlantike mund ta pengojnë xhestet populiste dhe provokative të kryeministrit Nikolla Gruevski.
"Maqedonia po ngre një statujë gjigante bronzi të Aleksandrit të Madh, një lëvizje që do garantojë humbjen e miqve dhe simpatisë. Ky vit shënon edhe 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë dhe nisjen e konfliktit të saj më Greqinë. Grekët thonë se emri i vërtetë i Maqedonisë implikon pretendime territoriale ndaj Greqisë. Në raundin e fundit të përplasjes, Greqia ka ndalur progresin e Maqedonisë për tu bashkuar me BE-në dhe NATO-n. Në mars, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nisi një seancë për një çështje të sjellë nga Maqedonia kundër Greqisë për NATO-n", shkuan më tej “The Economist”. Mes të tjerash theksohet se zyrtarët e BE janë të dëshpëruar, por jo Nikola Gruevski, kryeministri maqedonas. Ai ia ka dalë me xhestet e tij populiste që të fitojë zgjedhjet e përgjithshme më 5 qershor. Por a mund të ristartojë ai procesin e ndalur të anëtarësimit në BE, që është dhe mënyra më e mirë për të krijuar besim e për të sjellë investime të huaja e vende pune?

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment