Ristani-Subashi: Debat për grupet e numërimit

Mbledhja e KQZ vijon me debate sa i përket procesi të hapjes së kutive, numërimit dhe tabulimit në tabelat e rezultateve.
Në përgjigje të përfaqësuesit të PS-së, Genc Gjoncaj, kreu i KQZ-së Arben Ristani sqaroi se do të ngrihen tetë grupe numërimi për numërimin e të gjitha kutive të pahapura. “Janë rreth 1800 kuti që do të hapen, numërimi i të cilave nuk mund të bëhen vetëm nga shtatë anëtarët prandaj është parashikuar ngritja e tetë grupeve të numërimit”, tha z. Ristani.

Sipas Ristanit “Do të jenë grupet e numërimit që do hapin kutitë do nxjerrin fletët dhe do bëjnë tabulimin në tabelat përkatëse. Sa i përket saktësimit të veprimeve në tabelat përkatëse do të jenë vëzhguesit dhe anëtarët e KQZ që do të bëjnë verifikimin”.

Ndërsa nënkryetarja e KQZ-së, Deshira Subashi kundërshtoi ngritjen e grupeve të numërimit. Sipas saj, hapja e kutive duhet të bëhet në sy të anëtarëve të KQZ, siç u operua me hapjen e 117 kutive të para me fletët e kontestuara.

“Në këtë mënyrë i takon që të tjerët të jenë vëzhguesit e fletëve të votimit, ndërsa ne të bëjmë miratimin e atyre që ne nuk kemi parë me sy”, tha znj. Deshira Subashi. Edhe përfaqësuesi ligjor i PS-së kundërshtoi ngritjen e grupeve të numërimit. “Ne nuk kemi besim te KQZ, jo më të kemi besim t’i hapë dhe t’i numërojë votat administrata e KQZ”, tha përfaqësuesi socialist Gjonçaj, raportoi BW.


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment