Clinton: Assadi nuk është reformator

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në një koment në gazetën që botohet në gjuhën arabe, Ashark al Avsat, ka shkruar se shtypja e protestave të kundërshtarëve të regjimit të Bashar al Assadit, "nuk do e shuaj vrullin" për ndryshime në Siri.

Në versionin anglisht që është ofruar medieve nga Departamenti i Shtetit, Clinton ka shkruar artikullin me titullin: “Nuk ka kthim prapa në Siri”.

Në këtë shkrim, ajo shkruan se është “çdo herë e më e qartë” që brutaliteti i vazhdueshëm mund t’i lejoj Assadit, “që ta shtyjë ndryshimin i cili është duke ardhur në Siri, mirëpo kjo nuk do e pamundësojë atë”.

Clinton ka shkruar në të përditshmen pan-arabe që botohet në Londër, se veprimet e Assadit e kanë “hedhur poshtë pretendimin e tij se ai është reformist”, ndërsa e ka kritikuar liderin sirian se ka marrë shembull nga represioni që ka ndodhur në Iran.

Në ndërkohë, Bashkimi Evropian është duke u përgatitur për të vendosur sanksione të tjera kundër firmave siriane.

Në këtë mënyrë BE reagon kundër shtypjes së përgjakshme të protestave nga regjimi Assadit, bëri të ditur Ministria e Jashtme franceze.

Në muajin maj, BE bllokoi numrat e llogarive bankare të Assadit dhe nëntë anëtarëve të qeverisë dhe vendosi ndalimin e udhëtimit për ta.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment