E vënë vetë në vend drejtësinë mbi kolonelin vrasës

Një kolonel rus, që ishte burgosur për vrasjen e një adoleshenteje në Çeçeni, është vrarë në mes të Moskës. Juri Budanov u vra të premten nga një person i paidentifikuar në një shëtitore të ngarkuar të kryeqytetit.

Në vitin 2003 një gjykatë kishte vendosur ta dënonte atë me 10 vite burg për mbytjen e një vajze 18 vjeçare në Çeçeninë e shkatërruar nga lufta në vitin 2000. Ai e pranoi krimin. Ka pasur prova se ai e kishte përdhunuar vajzën.

Por ai u lirua nga burgu në janar të vitit 2009- një lëvizje që zemëroi aktivistët e të drejtave të njeriut. Lirimi i tij u prit si një akt heroik.

Mediat ruse thonë se personi i armatosur e sulmoi Budanovin duke e qëlluar gjashtë herë e më pas u arratis me makinën e tij. Makina e arratisë, një Mitsubishi Lancer u gjet më vonë e braktisur dhe në flakë.

Gjyqi i Budanovit ishte një lajm i madh në Rusi për shkak se shumë pak oficerë janë hetuar për abuzimet e kryera gjatë dy fushatave kundër rebelëve separatistë çeçenë.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment