Petrit Selimi përkrah ministrit të jashtëm

Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm tashmë i ka dy zëvendës që do ta ndihmojnë në punët e tij. Ibrahim Gashi i AKR-së dhe Petrit Selimi nga PDK-ja. Emri i tij si zëvendësministër i Jashtëm është publikuar në web faqen e ministrisë dhe qëndron përkrah atij të Gashit.

Aty është përshkruar edhe biografia e tij ku thuhet se themeloi gazetën Express e punoi në shumë organizata, ndërsa në zgjedhjet e fundit garoi për deputet nën petkun e PDK-së. Petrit Selimi, së bashku me miqtë e tij, Berat Buzhala, Ilir Mirena e të tjerët iu bashkuan PDK-së në zgjedhjet e fundit.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment