Vepra e familjes Jashari bazë për ndërtimin e shtetit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në vizitën e saj të parë në Prekaz tha se vepra e komandimit legjendar Adem Jashari dhe e bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bazë për ndërtimin e shtetit dhe shtytje për institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë drejt synimeve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo në vizitën e parë në Prekaz si presidente e Kosovës u takua me përfaqësuesin e familjes Jashari, Murat Jashari. Ajo e vlerësoi lart sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, duke thënë se vepra e tyre do të jetë motiv për gjeneratat e ardhshme.

Vizita e presidentes në Kompleksin Memorial Adem Jashari, u bë me rastin e 133 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

E pyetur nëse vizita është e vonuar, Jahjaga nuk është përgjigjur fare. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment