Dy emigrantët e nderuar nga mbretëresha Elisabeth II

Vetëm dy emigrantë grekë janë në listën e personave që u nderuan këtë vit në Australi, nga mbretëresha Elisabeta II, me rastin e ditëlindjes së saj.

Gjithsej u nderuan 376 shtetas australezë, ku shifra e burrave të nderuar ishte e dyfishtë nga ajo e grave.

Emigrantët grekë që u ndreuan, janë Jorgos Kapetas nga qyteti Drawin, i cili u vlerësua për kontributin e tij ndaj kulturës greke dhe shkrimtarja e shquar Dina Amanatidhi, nga Melbourni, për veprën e saj në total dhe për kontributin e saj për promovimin e kulturës greke.

Në Australi ditëlindja e mbretëreshës festohet të hënën e dytë të Qershorit dhe është ditë pushimi.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment