Vietnami nis manovrat ushtarake në brigjet e Kinës

Vietnami nisi sot stërvitjen ushtarake në detin e Kinës Jugore pas rritjes së tensionit mes dy vendeve dhe pretendimeve të tyre për dy ishuj të arkipelagut të pasura me burime hidrokarburesh.


Stërvitja që nisi herët në mëngjes u krye në ishullin Hon Ong, rreth 40 km nga brigjet e Vietnamit Lindor.

Ajo do të zgjasë 6 ditë dhe do të komandohet nga baza navale Danang, qyteti më i madh i Vietnamit Qendror.

Përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme në Anoi bëri fjalë për një stërvitje rutinë, po ushtarakë të lartë të Flotës Detare vietnameze thanë se stërvitja është bërë me predha të vërteta luftarake.

Kriza mes dy vendeve nisi muajin e shkuar, kur Vietnami akuzoi Pekinin për shkelje të hapësirës ujore dhe dëmtimin e një anijeje naftëkërkuese nga skuadriljet kineze.

Një incident i ngjashëm ndodhi edhe një javë më parë në afërsi të arkipelagut.

Nisur nga tensionimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment