Vesa së shpejti me klip të ri.

Vesa Luma, e cila që kohë më parë kishte lajmëruar realizimin e një kënge të re me Florin, tash ka zbuluar se ajo titullohet “Ti po don” dhe se së shpejti do t’i realizohet edhe videklipi.“Përderisa qëndroja në Tiranë realizova edhe një këngë të re me Florin. Kënga titullohet ‘Ti po don’ që besoj që do të pëlqehet nga publiku. Tani kam nisur xhirimet e videoklipit dhe sapo të përfundoi do të lansohet në treg. Klipi do të jetë veror i xhiruar në bregdet, mirëpo nuk mund të flas më shumë rreth tij sepse dua të mbetet surprizë për publikun”, ka thënë Vesa.

Vesa gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë verës përveç këngëve ajo është e angazhuar edhe me turne brenda dhe jashtë vendit. 


(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment