Drama e Mehdin Zhegës, prej 2 javësh në koma

Mehdin Zhega, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, po lufton me vdekjen në spitalin e Torontos në Kanada, ku ai ndodhej për një vizitë te kunati i tij. Rreth dy javë e gjysëm më parë ish-tekniku kuqezi ka rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe ka përplasur kokën në pjesën e prapme të saj, ç'ka i ka shkaktuar një këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës.
Pas kësaj, Zhega është çuar direkt në spitalin e Torontos, në Kanada, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite në gjëndje kome. Gjendja është tepër e rëndë, ndërsa edhe mjekët thonë që tashmë nuk është më në dorën e tyre. Në Toronto kanë shkuar edhe të afërmit e tij, që po i qëndrojnë pranë. Lajmi ka tronditur edhe botën e futbollit në vend, duke qenë se bëhet fjalë për një figurë tepër të njohur.

Zëvendës sekretari i Federatës dhe njëkohësisht miku i Zhegës, Besnik Çela, ka thënë për Gazetën Shqiptare se gjëndja shëndetësore e ish trajnerit të kombëtares nuk është e mirë . “Është në gjendje koma dhe mjekët i japin pak shpresë për jetën. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar, por tashmë shumë gjëra nuk janë më në dorë të mjekëve.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment