Basha do i drejtohet KQZ-së për mandatin

Vendimi i para pak ditëve i KQZ-së në rolin e KZAZ-së së madhe të Tiranës, që nxori fitues kandidatin e mazhorancës, Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i opozitës Edi Rama, është votimi i fundit i bërë në KQZ për Tiranën dhe nuk do të ketë të dytë.

Burime nga KQZ-ja dhe juristë të PD-së i thanë të përditshmes Panorama, se pas shqyrtimit nga Kolegji, zoti Basha duhet t’i drejtohet KQZ-së, dhe të kërkojë të dijë nëse ka ankimime për rezultatin e Tiranës.

Me përgjigjen e KQZ-së, sipas të cilës nuk ka më proces ankimor, bazuar në vendimin 711, që e shpall fitues dhe bazuar në vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, zoti Basha i drejtohet Gjykatës së Faktit, që i konfirmon mandatin.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment