Djali i Tom Ndrecës, zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë

Tom Ndreca është i zgjedhur në Kolegjin Zgjedhor që prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Ai është relatori që mori vendimin e datës 3 qershor duke rrëzuar dy kërkesat e Partisë Socialiste. Në argumentim thotë se Kodi Zgjedhor nuk është i vlefshëm në këto raste, por Kodi Administrativ.

Pra KQZ mund të nxjerrë në raste emergjente, sipas interesit edhe pretendimin e doracit poshtë tavolinës. Por ajo që ka rëndësi është një sekret në dukje jo pak i vogël. Djali i gjyqtarit të Kolegjit Zgjedhor, mësohet se është një zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë. Erion Ndreca eshte punesuar nga Enkelejd Alibeaj
sapo mbaroi Juridikun ne ministri tek zyra e demshperblimeve te te perndjekurve.

Tom Ndreca e ka rregulluar të birin në një pozicion të favorshëm, në ndjekje të gjurmëve të tij dhe dyshohet se ky është qëllimi i marrjes së atij vendimi që mund t’i kushtojë shtrenjtë Shqipërisë, siç thotë dhe Edi Rama. Por nuk dihen mirë rrethanat, nëse e ka punësuar Alibeaj, Rusmaili apo Nishani në këtë dikaster dhe pritet që të gjitha këto intriga të zbardhen në vazhdimësi nëse gjithnjë janë të vërteta dhe të kryera me pazare elektorale.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment