Kryebashkiaku i Londrës shokon “Rambon” (FOTO)

“Çfarë k… bën ti këtu?”. Kështu klithi një trafikant droge kur pa në derën e shtëpisë së tij kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson. Ç’kishte ndodhur? Kryebashkiaku po shoqëronte policinë e Londrës gjatë një aksioni në Londrën Veriore. Kur hyri në banesën e një shpërndarësi droge të njohur me emrin Rambo, ky i fundit thjesht mbeti shokuar.

20 përqind e krimeve në Londër ndodhin vetëm në dy përqind të territorit të qytetit. Johnson vlerësoi policinë për aksionin e tha se nga këto krime burojnë shumë të këqija në qytet.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment