Diaz ndihet e tradhtuar nga Alex Rodriguez

Aktorja amerikane, Cameron Diaz, të cilën aktualisht mund ta shohim në filmin “Bad Teacher”, besohet të jetë ndarë nga Alex Rodriguez. Në fakt lajmi është i ditur që moti, por tani duket se qëndrimi i saj ndaj bejsbollistit ka ndryshuar.

Diaz kurrë nuk e pranoi se është në lidhje me Alex Rodriguez edhe pse ajo është parë dhe fotografuar disa herë së bashku me të. Madje ajo shkoi aq larg sa që shkoi për të jetuar në Miami për të qenë më afër tij dhe pos tjerash u njoftua dhe me fëmijët e tij nga martesa me Cynthia Rodriguez.

“Ata janë ndarë. Cameron është e lënduar dhe e tradhtuar, sepse ajo bëri aq shumë për ta kënaqur atë”, theksoi një burim për bloguesin Perez Hilton. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment