Assange: Wikileaks nuk ka dëmtuar askënd

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, insiston se askush nuk është dëmtuar, si rezultat i publikimeve të dokumenteve sekrete amerikane. Duke folur në një festival letrar në Britani, Assange ka thënë “se nuk ka asnjë dyshim zyrtar në publik” që dikush të jetë lënduar nga zbulimet në “Wikileaks”.

Autoritetet amerikane po e hetojnë nëse kjo faqe interneti ka shkelur ligjet amerikane, duke publikuar mijëra dokumente sekrete qeveritare amerikane dhe dokumente ushtarake të luftës në Irak dhe Afganistan.

Assange momentalisht është i liruar me kusht në Britani të Madhe. Ai është duke bërë përpjekje që të mos ekstradohet për në Suedi, ku do të përballej me akuzën për dhunim dhe ngacmim seksual të dy femrave.

Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment