Sonte, finalja e Top Fest 8

Pas një rrugëtimi disamujorë “Top Fest 8” ka mbërritur në natën finale, që do të zhvillohet ditën e dielë në Pallatin e Kongreseve në orën 20:45. Do të jenë 17 artistët që do të garojnë për 10 çmimet që do të jepen në kategori të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe çmimin e madh.

Prezantues të kësaj nate: Ledion Liço dhe me një stil ndryshe nga ai i prezantimit tradicional, motrat Marina dhe Luana Vjollca.

“Ky Top Fest do të ketë shumë risi” është shprehur Marina.

“Është e vërtetë. Do jemi dy motra siç nuk na keni parë më parë” ka shtuar Luana.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë këto vitet e fundit, përpara hapjes së mbrëmjes së festivalit, një vëmendje speciale do t’i kushtohet tapetit të kuq, ku do të shkelin këngëtarët në garë dhe të ftuarit.

“Top Fest” nisi me 14 shkurt. Ishin 130 artistët pjesëmarrës në fazën e parë, nga Shqipëria e të gjitha trevat shqipfolëse. Në fazën e dytë, së cilës iu dedikua emisioni “Rewind”, kaluan 64 prej tyre.

Në gjysmëfinale u reduktuan në 33, për të mbërritur në 17–shen e natës finale. 

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment