Di Caprio në “Django” të Quentin Tarantino

Duket se më në fund Quentin Tarantino arriti të bindë Leonardo Di Caprio të interpretojë në filmin e tij të ri “Django Unchained”.

Faqet kryesore amerikane kanë bërë të ditur se kanë nisur bisedimet mes aktorit dhe producentëve të filmit, “The Weinstein Co” dhe “Sony”.

Sipas thashethemeve të përhapura, roli i Di Caprio do jetë ai i të keqit, Calvin Candie, pronar i një ferme në Amerikën e Jugut.

Candie ka fituar në një turne pokeri gruan e skllavit të liuar Django dhe e ka detyruar të punojë rëndë, duke e torturuar dhe ngacmuar seksualisht.

Për rolin e Django ishte folur fillimisht për Will Smith, por tani duket se Tarantino është orientuar tek të tjerë, ndoshta Jamie Foxx apo Idris Elba.

Ndërkohë duket i konfirmuar Christoph Waltz, në rolin e një gjuetari të kërkuarish dhe Samuel L. Jackson, njohje e vjetër e krahut të djathtë të Candie.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment