Messi martohet në fund të qershorit

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, sipas mediave spanjoll do të martohet me bukuroshen dhe të dashurën e tij, Antonella Roccuzzo në fund të qershorit.

Lionel Messi është takuar me Antonellan në moshën pesë vjeçare dhe që të dy janë nga Rosario i Argjentinës. Ata njohin mirë njëri-tjetrin dhe për Lionel Messin, jeta e tij do të kompletohet me t’u kurorëzuar me Roccuzzon.



“E kam parë Antonellën duke u rritur. Njihemi mirë që nga fëmijëria. Gjithashtu edhe familjet tona njihen mirë, kështu që nuk kemi asnjë dyshim për njëri-tjetrin”, citohet të ketë thënë Messi nga AS. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment