Ja Rule fillon burgimin dyvjeçar

Reperi Ja Rule do ta fillojë periudhën e tij dyvjeçare si i burgosur nga sot, pasi u dënua për armëmbajtje pa leje.

Hip Hop artisti, emri i vërtetë i të cilit është Jeffrey Atkins, është shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje në dhjetor të vitit 2010, ndërsa publicisti i tij ka konfirmuar se ai do të paraqitet pasdite te autoritetet për të filluar periudhën e burgimit dyvjeçar.

Ja Rule para se të hyjë në burg ka punuar në albumin e ri, i cili ka për qëllim sipas avokatëve të tij, përmirësimin e gabimeve nga e kaluara. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment