Daul merr këstin e dytë nga Berisha, sulmon opozitën shqiptare.ama-news.al)

Kujtuam se një prej drejtuesve të Partive Popullore kishte bërë “mea culpa”, por siç thotë fjala e urtë, “ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”. Kreu i të djathtëve në PE, Daul, është kujtuar pas dy vitesh se ka një mik të ngushtë në Shqipëri, që quhet Sali Berisha dhe që herë pas here, ashtu sikurse Doris Pack dhe Grossruckut i “ngjyen rrotën” kur ndihet në pozicion të vështirë politik.

Kujtojmë se në vitin 2009 kjo treshe përfitoi një shumë të majme në pasuri të patundshme dhe në cash nga kryeministri shqiptar. Dhe zgjedhjet OSBE-ODIHR i legalizoi në favor të Berishës. Daul dha një deklaratë të fuqishme, por ka dyshime tepër të forta se deklarata në favor të Berishës kushtoi plot 100 mijë euro. Ndaj disa ditë më parë Berisha udhëtoi në Bruksel në samitin e Partive Popullore.

Takoi sërish miqtë e tij dhe u kërkoi mbështetje. Daul duket se i ka kujtuar se ato që mori ishin për vitin 2009, ndaj kryeministri është shkundur sërish nga arka e taksapaguesve shqiptarë dhe i ka”lyer” sërish rrotën Daul. Ky i fundit një ditë pasi iku Berisha, për të mos rënë në sy, atakoi opozitën shqiptare të Edi Ramës duke thënë se po pengon integrimin, se duhet të kthehet në parlament dhe se babai i tij i thoshte gjithnjë se vota numërohet dhe nuk peshohet.

Sigurisht që Daul e njeh mirë këtë peshë dhe do vijë dita kur do të mbajë përgjegjësi për atë peshë të tepërt të vitit 2009 sepse u largua nga pikat kufitare me të paktën 2 kg më tepër peshë.

(ama-news.al)



 
 

No comments:

Post a Comment