Big Mama realizon një këngë me David Vendetta.

Këngëtarja e famshme nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me emrin artistik Big Mama, e cila kohët e fundit ka realizuar në Turqi një videoklip të një këngë në gjuhën turke, të titulluar "Kucuk Prens", tani ka paralajmëruar një hit tjetër, që pak persona mund ta prisnin.

Në profilin e saj në Facebook, Big Mama ka paralajmëruar një këngë të re në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, francezin David Vendetta, i njohur me prodhimin e tij "Bleeding Heart". Akoma nuk është bërë e ditur se kur do të publikohet kënga, por mendohet se do të jetë një këngë mjaft e suksesshme.

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment