Shou i policisë me helikopterë në Lazarat

Policia shqiptare ka nisur sërish një “operacion” masiv për të identifikuar zonat e mbjella me hashash në Lazarat dhe për t’i shkatërruar ato.
Mediat bëjnë me dije se për këtë operacion po përdoren edhe helikopterë.
Por, gjithë këtë “operacion” nuk mund ta quash veçse një shou, duke qenë se dihet mirë, duke filluar që nga policia, ku e mbjellin drogën lazaratisit.
Policia nuk ka guximin, ose dëshirën për të hyrë në fshatin e Lazaratit, dhe bën shfaqje të tilla me helikopterë, duke na treguar se është duke kryer punë e saj.
Në raportet e agjencive ndërkombëtare, lufta ndaj trafikut të drogës është konsideruar si një prej problemeve më të mëdha për Shqipërinë, e cila duhet të luftohet.
Por, ajo nuk mund të luftohet me shfaqje të tilla.(tema)



No comments:

Post a Comment