CIA: Në Irak ka ende 1 mijë anëtarë të Al Kaedës

Rreth 1.000 anëtarë të Al Kaedës ndodhen në Irak, sipas kreut të CIA Leon Paneta.

Konkretisht gjatë fjalimit në Senat z. Paneta, i cili pritet të jetë ministri i Mbrojtjes të SHBA, tha: “Duhet t’ju njoftojë se në Irak ka ende 1.000 anëtarë të Al Kaedës. Situata mbetet e brishtë. Dhe mendoj se duhet të marrim masa të nevojshme për t’u siguruar se do të mbrojmë çdo progres që kemi arritur atje”.

Gjithashtu kreu i CIA-it theksoi se është dakord me opinionin e presidentit Barack Obama, i cili kishte raportuar për një ulje të “rëndësishme” të pranisë amerikane në Afganistan.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment