Nisin nesër lojrat botërore “Special Olympics Athens 2011″

Nisin nesër lojrat botërore verore Special Olympics Athens 2011, ngjarja më të madhe atletike e vitit në të gjithë botën.
Duke filluar nga 25 Qershori deri në 4 Korrik, në lojra do të marrin pjesë 15.000atletë, mijëra trajnerë dhe shoqërues nga 185 vende të botës.

Programi i aktiviteteve do të nisë zyrtarisht nesër dhe përbën një mundësi të veçantë për të përqëndruar vëmendjen tek bashkëqytetarët tanë me aftësi të kufizuara.

Le të frymëzohemi prej shembullit të tyre, forcës dhe dëshirës për të jetuar dhe për të tejkaluar vetveten.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment