Vaqarr, kapen 40 kg lëndë narkotike

Shërbimet antidrogë të policisë së Tiranës sekuestruan të hënën 40 kg lëndë narkotike dhe prangosën një person si korrier të drogës.

Burime policore thanë se 40 kg marijuanë u kapën në Vaqarr ndërsa identiteti I personit të prangosur nuk dihet ende, kjo për arsye hetimi.

Ky shtetas do të akuzohet për “posedim dhe trafik të lëndëve narkotike”, ndërsa po hetohet për implikimin e personave të tjerë në këtë trafik, gjetjen e vendit të furnizimit të drogës dhe destinacionin përfundimtar të lëndës narkotike, raportoi Ora News.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment