Refuzohet apeli i Wesley Snipes

Aktorit Wesley Snipes nuk do t’i jepet mundësia që të apelojë dënimin trevjeçar me burg në Gjykatën Supreme të SHBA-ve.

Ylli i filmit “Blade” është dënuar me tre vjet burg në dhjetorin e kaluar për shkak të ‘krimit’ me taksa, ndërsa përkundër se mbrojtësit e aktorit kanë thënë se është dhunuar e drejta e tij kushtetore, të hënën gjykata nuk lejoi apelimin.

Dënimi me tre vjet burg kishte ardhur për shkak të dështimit të plotësuar format e taksave nga viti 1999 deri në vitin 2001. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment