Blogger-ja lesbike nga Siria është një shpikje

Një blogger-e homoseksuale nga Siria, që u bë e njohur në mbarë botën për shkrimet e saj e sidomos për faktin se është rrëmbyer, mund të jetë vetëm një shpikje. Fotot që ka postuar ajo në blog kanë qenë të një vajze nga Londra, e cila ka folur për BBC, duke thënë se është terrorizuar kur ka parë fotot e saj në gazeta. Tashmë nuk dihet me saktësi se kush ka shkruar dhe cili është fati i atij personi. Vajza nga Londra thotë se ajo ndjehet e rrezikuar tani që i janë bërë publike fotot.

Një tjetër fakt është se blogger-ja pretendonte se kishte një të dashur, por kjo e fundit, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë lidhje me të. Ata thjesht kanë komunikuar disa herë online.

Blogger-ja lesbike u bë e njohur në mbarë botën për historitë e saj erotike dhe për raportimet për trazirat në Siri.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment