Bllokohen hyrja të stacionin policor në Zubin Potok

Banorët serbë të Zubin Potokut të mërkurën në mëngjes kanë bllokuar hyrjen në stacionin policor në këtë komunë në veri të Kosovës duke kundërshtuar rotacionin e paralajmëruar të komandantëve të stacioneve policore në veri.

Janë bllokuar edhe rrugët kryesore në këtë qytet, ndërsa protesta e banorëve po rrjedh pa incidente, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndër ata që kanë bllokuar qasjet në stacionin policor janë edhe afaristët e këtij rajoni, të cilët para dy jave e kanë filluar bllokadën në rruhen Ribariq-Mitrovicë për shkak të arrestimit të një afaristi të atjeshëm.

Kryetari i Zubin Potokut, Slavisa Ristic ka thënë për agjencinë Tanjugu se qytetarët e kanë bllokuar rrugët që shpijnë në stacionet policore ngase të mërkurën mund të bëhet rotacioni i komandantit të stacionit policor në këtë qytet.

Ndërkohë mediat në Prishtinë raportuan se gjashtë komandantët e komunitetit serb në veri të Kosovës janë ndarë mes vete. Merret vesh se tre nga ta kanë pranuar që të kthehen në punë dhe të respektojnë urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Reshat Maliqi e tre të tjerët kanë ende dilema. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment