Belsh, digjet makina e ish-drejtorit të bashkisë

Automjeti i ish-drejtorit të Financave të Bashkisë së Belshit, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes.


Persona ende të paidentifikuar nga policia i kanë vënë zjarrin automjetit me targa të Elbasanit, i cili është në pronësi të shtetasit Veli Dervishi, që ka qenë kreu i financave të bashkisë.

Mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar dëmtime në zonën përreth dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Një grup hetimor i ngritur për ngjarjen ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun dhe autorësinë.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment