Itali, pranga 47-vjecares shqiptare

Është arrestuar në afersi te Milanos, Mimoza Lugjaj, një 47- vjeçare shqiptare e kerkuar nga Interpoli, pas nje urdher arresti te nxjerre nga policia shqiptare.


Sipas informacioneve te dhena nga forcat e rendit ajo kerkohet prej 8 vjetesh pasi ne 2 dhjetor te 2002 ka vjedhur nje shume te konsiderueshme parash nga arka e gjykates se Kavajes, ku punonte. Me pas ajo ishte zhdukur, me sa duket jashte Shqiperise dhe ne vitin 2003 ishte denuar ne mungese me pese vjet heqje lirie po nga gjykata e Kavajes.

Nga muaji prill i ketij viti hetuesit kishin rene ne gjurmet e gruas shqiptare dhe e kane ndjekur e pergjuar per te arritur ne arrestimin e saj, perpara se te spostohej ne ndonje zone tjeter te Italise.Pas identifikimit Mimoza Lugjaj, e lindur ne Peshkopi, ndodhet tani e mbyllur në burgun e Vercellit ne pritje te ekstradimit drejt Shqiperise.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment