Franca: S’ka më ndryshim kufijsh në Evropë

Ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou ka deklaruar sot se epoka e përcaktimit të kufijve në Evropë ka përfunduar.

“Kufijtë e Evropës janë përcaktuar dhe idetë për ndarje dhe ripërcaktim të kufijve kanë perënduar”, ka deklaruar Fitou.

Duke folur në një takim me mediat, diplomati francez ka nënvizuar se pavarësia dhe integriteti i Kosovës nuk do të jetë tema diskutimi në dialogun me Serbinë.

Ndër të tjera, Fitou ka përshëndetur njohjen e pavarësisë nga Andora dhe ka vlerësuar fushatën lobuese të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment