Bayerni nuk është si Barca dhe Reali

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Giovane Elber, është i mendimit që gjigantët gjermanë janë larg prej nivelit të Barcelonës dhe Real Madridit.

“Ne nuk jemi ende në nivelin e Barcelonës dhe Real Madridit. Barcelona luajti në mënyrë fantastike këtë sezon. Real Madridi ka lojtarë të mirë, por Barcelona ishte një pengesë shumë e vështirë për t’u kaluar”.

“Te Bayerni, ekipi është më i rëndësishëm se sa individët. Në vitin 2001, ne ishim të fortë si ekip. Ekipi duhet të bëhet i fortë përsëri. Bayerni duhet të jetë forcë kolektive, Ribery dhe Robben janë vetëm pjesë e saj”.

“Neuer dhe Rafinha janë të mirë, por sezoni është i gjatë. Për çdo rast duhet edhe një mbrojtës tjetër”, u shpreh Elber. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment