Majlinda, e bronztë në Portugali

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi e ka zënë vendin e tretë në Kupën Botërore, garë kjo kualifikuese për Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, që u mbajt në Portugali.

Në këtë mënyrë, xhudistja pejane e ka fituar medaljen e bronztë, duke i rrëmbyer edhe 40 pikë të reja olimpike dhe është në rrugë të mirë që të merr pjesë në Olimpiadën ‘Londra 2012’.

Në Lisbonë ajo i shënoi tri fitore dhe e pësoi një humbje. Xhiron e parë Kelmendi e kaloi pa luftë. Kurse në xhiron e dytë ajo e mposhti portugezen Marreto. Më pas, Kelmendi triumfoi edhe në përballje me rusen Sinitsyna.

Kështu Kelmendi mbërriti në gjysmëfinale ku u mposht nga gjermanja Lisson Jacqueline. Pas kësaj humbjeje, Majlinda Kelmendi në luftë për medaljen e bronztë ia doli ta mposhtë pa problem spanjollen Larraya Nieva. Kelmendi pas një kohe jo shumë të gjatë, iu rikthye sërish medaljeve.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment