Bakteri-vrasës, 1820 raste të konfirmuara

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në dy qershor janë konfirmuar 552 raste të sindromës SEU, 12 prej të cilave vdekjeprurëse.

Ndërkohë që janë verifikuar edhe 1271 raste të Escherichia Coli entero-hemoragjik, pa SEU, duke e cuar totalin në 1823, 18 raste nga të cilat me pasojë vdekjen.

Deri dje në Gjermani ishin zyrtarizuar vetëm 520 raste të SEU, me 11 të vdekur, dhe 1213 EHC, 6 prej të cilave fatale, duke e cuar në 1733 numrin e gjermanëve të prekur.

Ndërkohë, studiuesit gjermanë dhe ata kinezë arritën të dëshifrojnë kodin gjenetik të bakterit E.Coli entero-hemoragjik, por do të duhet ende kohë deri në gjetjen e një terapie efikase për personat e prekur prej tij.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment