Tiger Woods, sportisti më i pasur

Golfisti amerikan Tiger Woods, që nuk ka fituar asnjë turne që prej nëntorit 2009, mbetet gjithësesi sportisti më i pasur në botë.

Kështu thotë revista prestigjoze “Forbes”, e cila shkruan se pavarësisht humbjes së shumë sponsorave si pasojë e një skandali seksual, pasuria vjetore e Woods arrin në 75 milionë dollarë.

Atleti më i paguar i 12 muajve të fundit, edhe pse në llogarinë e tij ka humbur 50 milionë dollarë, ka lënë pas yllin e basketbollit amerikan Kobe Bryant, me 53 milionë dollarë.

Në vendin e tretë është një tjetër sportist amerikan, LeBron James, me 48 milionë, i ndjekur nga tenisti zviceran Roger Federer me 47 dhe golfisti tjetër Phil Mickelson me 46.

Më i pasuri mes futbollistëve është David Beckham, me 40 milionë, duke lënë pas Cristiano Ronaldo me 38 dhe Lionel Messi me 32.

E vetmja femër që bën pjesë në listë e top-50 të hartuar nga “Forbes” është tenistja ruse Maria Sharapova, e 29-ta me 24 milionë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment