Një aplikacion që mund të zbulojë tronditjet?

Një aplikacion i ri është duke u zhvilluar për telefonat e mençur që mund të përcaktojë nëse dikush ka pësuar një tronditje apo jo. Nëse ka ndodhur një trauma në kokë, një email do të dërgohet automatikisht tek mjeku i pacientit.

Aplikacioni, i cili për momentin nuk ka emër, është akoma duke u testuar, dhe ka implikime të cilat mund të shpëtojnë jetën, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe sportistët. Kjo është ideja e dr. Jason Mihalik, i qëndrës kërkimore të dëmtimeve në tru në University of North Carolina, i cili tha se ky aplikacion do të shpëtojë shumë jetë njerëzish.

Aplikacioni funksionon duke bërë disa pyetje dhe më pas përcakton mundësitë e një tronditjeje të bazuar në përgjigjet e përdoruesit. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment