Aston Villa, në pankinë Ancelotti ose Benitez

Carlo Ancelotti dhe Rafa Benitez janë emrat më të përfolur për pankinën e Aston Vilës. Pas lamtumirës për probleme shëndetësore të Gerard Houllier, klubi i Birmingamit ka vënë në shenjestër dy teknikët me prestigj të lartë për t’u ripërtërirë pas një sezoni të dështuar.


Sipas “Mirror”, Ancelotti që disa herë ka theksuar se do të qendrojë në Britaninë e Madhe, mund të pranojë propozimin e pronarit ambicioz Lerner, pas zërave që e kërkonin tek Arsenali dhe QPR.

Ndërkohë Sky Sports UK ka folur për një kontakt me Benitez. Ish tekniku i Liverpool, pushim që prej dhjetorit të shkuar kur është ndarë nga Interi, i cili është afruar me disa klube në Spanjë dhe Angli, por për momentin pa asgjë konkrete.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment