Elvana premton album “shumë të mirë”

Elvana Gjata ka premtuar se albumi i saj i ri do të jetë i gatshëm në fund të muajit qershor.

“[Me Florin] kemi kohë që punojmë për këtë album. Ka shumë punë, dashuri dhe muzikë të mirë. Mezi po pres të dalë. Besoj se në fund të qershorit do të jetë gati dhe do të jetë një album shumë i mirë“, ka thënë Elvana për mediat shqiptare.

Këngëtarja nga Shqipëria, e cila doli fituese e festivalit “Top Fest 8” finalja e të cilit u zhvillua të shtunën në Tiranë, ka thënë se ajo është më shumë se kurrë më parë e inkurajuar të punojë në këngë kualitative.

“Të gjithë filluan të flisnin [se kënga ime do të jetë fituese], disa me dashamirësi e të tjerë jo, por kjo më bëri të punoja edhe më shumë, duke menduar që edhe nëse ndodhte të isha fituese, të ishte e merituar”, ka thënë mes tjerash bukuroshja. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment