Anxhela Martini, topmodelja më e klikuar në Google

Pozimi pa mbathje në ndarjen e çmimeve të modës CFDA i ka dhënë famën e paimagjinueshme topmodeles shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Amerikë. Megjithëse fotot ishin skandal i vërtetë, bukuroshja shqiptare ka vazhduar të ecë para duke mbajtur kokën lart dhe polemikave duke iu përgjigjur me sharm dhe bukuri, transmeton Balkan Web.

Anxhela Martini është topmodelja më e klikuar në Google për muajin qershor duke ia kaluar supermodeleve më të bukura në treg për momentin, si Gisele Bundchen, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Candice Swanepoel.

“E gjitha në CDFA ishte tërësisht e pafajshme, por me çfarë ka ndodhur mund të them vetëm se po kthej limonët në limonadë” ka thënë super-modelja shqiptare.

No comments:

Post a Comment