Anglia hedh një hap fals ndaj Zvicrës (VIDEO)

Kombëtarja e Anglisë nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen kundrejt Zvicrës 2-2 ndeshje e cila është e vlefshme për eleminatoret e EURO 2012 të cilat do të zhvillohen në Poloni-Ukrainë.


Edhe pse në disavantazh të dy golave të shpejtë të shënuar nga Barnetta në minutat 32′ dhe 35′, ka arritur të shkurtojë diferencën Lampard me një 11-metërsh në minutën e 37′.

Me fillimin e pjesës së dytë ka barazuar gjithçka Young në minutën e 51′ por ky gol nuk ka mjaftuar pë Luanët e Anglisë për të arritur një rezultat pozitiv përpara tifozëve të saj. (albeu.com)




No comments:

Post a Comment