2-vjeçari udhëton i vetëm në autobus për 24 milje

Një fëmijë 2-vjeçar i veshur me pizhama dhe pa këpucë u ngjit në një autobus krejt i vetëm dhe udhëtoi 24 milje nga Uellsi në Angli. Ishte vetëm në momentin kur autobusi arriti në stacionin e tij në Shrewsbury, Shropshire, që shoferi dhe pasagjerët kuptuan se fëmija ishte i vetëm.

Dy vjeçari hipi në autobus në Montgomery pa u vënë re, u ul në ndenjësen e pasme dhe me sa duket nuk ka treguar shënja vështirësie gjatë udhëtimit.

Pasi autobusi arriti në Shrewsbury një pasagjere e ka dërguar fëmijën 2 vjeçar në stacionin më të afërt të policisë.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment